Kjo e premte ka qenë një ditë e ngjeshur për Partizanin përsa i përket merkatos së transferimeve. Skuadra kryeqytetase zyrtarizoi nënshkrimin e 3 kontratave futbollistësh në këto ditë të mbetura.

Gjithçka nisi me konfirmimin e transferimit te Të Kuqtë të Laorent Shabanit me 26 vjeçarin që ka nënshkruar një kontratë 18 mujore. Sulmuesi i krahut bëri prezantimin e tij nën praninë e Drejtorit Sportiv të skuadrës Agim Ibraimi dhe vjen te Partizani si një futbollist i lirë pasi mbylli kontratën e tij me skuadrën e Norrkoping

Më pas pati edhe një rinovim kontrate, atë me Marjus Kola. Mbrojtësi 24 vjeçar, që konsiderohet si një futbollist premtues nga klubi kryeqytetas firmosi një kontratë pëe 1 vit e gjysmë deri në qershor të 2027. Gjatë këtij sezoni, Marjus Kola është aktivizuar në 7 ndeshje me Partizanin nga trajneri Kërnaja.

Dhe së fundmi, Partizani bëri të ditur edhe nënshkrimin me Valentin Murataj, me këtë të fundit që rikthehet te skuadra e Të Kuqve. Valentin Murataj që është formuar në akademinë e Të Kuqve ka qenë pjesë e skuadrës së parë në 2021-2024 dhe në sezonin 2022-23, u shpall kampion i vendit me Partizanin si dhe fitoi Superkupën e Shqipërisë. Edhe Murataj që mbylli aventurën me Flamurtarin, nënshkroi një kontratë 18 mujore me Partizanin dhe do të mbajë fanelen me numrin 21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB