Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen 6 kg kanabis dhe 20 mijë euro, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë
30/01/2026 17:03
Katër anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike brenda kampusit universitar në Zografou janë arrestuar nga policia greke, njoftoi kjo e fundit.
Mes të arrestuarve ka dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 6 kilogramë kanabis, 20,000 euro cash dhe disa telefona celularë.
Sipas informacionit, anëtarët e organizatës nuk jetonin brenda konvikteve studentore, por dyshohet se kryenin shpërndarjen e drogës brenda kampusit.
Operacioni është zhvilluar nga Nën-Drejtoria e Luftës dhe Zbulimit të Krimeve të Athinës, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës, që nga orët e para të mëngjesit dhe vazhdon ende.
Top Channel