Tronditëse/ Emigranti kap me forcë të renë dhe e tërheq drejt shinave të metrosë, të dy humbin jetën pasi përplasen nga treni
Don Lemon, ish-prezantues i CNN-it, është arrestuar të enjten në mbrëmje për pjesëmarrjen e tij në një protestë që ndërpreu një shërbesë kishtare në Minesota më 18 janar.
Sipas avokatit të tij, Abbe Lowell, Lemon u ndalua nga agjentët federalë në Los Angeles, ku ndodhej për të mbuluar ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Ai theksoi se Lemon po ushtronte aktivitetin e tij gazetaresk dhe se arrestimi përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.
Protesta në fjalë u zhvillua brenda një kishe, ku demonstruesit ndërprenë shërbesën fetare. Tre persona janë arrestuar më herët për komplot dhe ndërhyrje në të drejtat civile. Lemon kishte publikuar pamje nga protesta në kanalin e tij online dhe kishte intervistuar pjesëmarrësit.
Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka reaguar ende zyrtarisht, ndërsa media amerikane raporton se Lemon mbetet në paraburgim. Arrestimi vjen pas tensioneve mes tij dhe administratës Trump, e cila e ka kritikuar ashpër gazetarin.
Avokati i Lemon ka deklaruar se çështja do të ndiqet në gjykatë dhe se klienti i tij do t’i kundërshtojë akuzat “me forcë dhe deri në fund”.
Top Channel