Mateta-Milan, Marchetti: “Cili është ndryshimi midis Milanit apo Juves? Kuqezinjtë paguajnë menjëherë.”
Pescara Calcio ka zyrtarizuar rikthimin e Lorenzo Insigne-s, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve bardhekaltër.
Klubi italian e ka bërë publik lajmin përmes një komunikate zyrtare, ku theksohet lidhja e veçantë mes lojtarit, qytetit dhe tifozëve. “Pescara Calcio mirëpret sërish Lorenzo Insigne-n. Pas sezonit të jashtëzakonshëm 2011/2012, që ka mbetur në zemrat e gjithë popullit bardhekaltër, dhe pas një karriere të nivelit shumë të lartë, Lorenzo ka zgjedhur të rikthehet të veshë fanellën e ‘Delfinit’. Një vendim i diktuar nga zemra dhe nga dëshira për t’u vënë sërish në provë, me synimin për të dhënë kontributin e tij për skuadrën në një moment delikat të sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Insigne rikthehet në Pescara me entuziazëm, motivim dhe një ndjenjë të fortë përkatësie, i gatshëm të vihet në dispozicion të grupit dhe stafit teknik. Për këtë kapitull të ri të historisë së tij me bardhekaltrit, sulmuesi ka vendosur të mbajë sërish fanellën me numrin 11, simbol i një lidhjeje që nuk është shkëputur kurrë me qytetin dhe tifozët.
“Mirë se u riktheve në shtëpi, Lorenzo”, mbyllet njoftimi zyrtar i Pescarës, duke vulosur një rikthim që mbart jo vetëm vlera sportive, por edhe emocionale për klubin dhe ambientin bardhekaltër.
Top Channel