Video/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë fundjavës, ja kur pritet një përmirësim i motit

30/01/2026 13:11

Ndryshime të shpeshta të motit priten në vend gjatë kësaj fundjave dhe ditëve në vijim.

Sipas sinoptikanes Lida Malocali nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, territori shqiptar do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu lokale dhe dëborë në zonat malore, ndërsa përmirësimi i motit parashikohet nga mesi i javës së ardhshme.
‘Vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët sidomos këtë të shtunë dhe reshje shiu të karakterit lokal kryesisht përgjatë relievit malor, ndërsa nuk do të mungojnë edhe kthjellimet përgjatë ultësirës perëndimore. Mot i paqëndrueshëm pritet edhe gjatë ditës së diel ku reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e drekës, duke filluar nga zonat e Jugut dhe pjesa tjetër e territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën jug-perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. E relievet malore në lartësitë mbi 1100 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Përmirësim i kushteve atmosferike pritet të ketë ditën e martë ku moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat parashikohet të jenë përgjatë ultësirës perëndimore deri në 19 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim nga jug-lindja me shpejtësi deri në 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të ketë shpejtësinë deri në 20m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë’, tha sinoptikania Maloçani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB