“Ka bashkëpunim në Kuvend për çështjet e politikës së jashtme”, Raportuesi i PE për Shqipërinë: Progres me negociatat, rëndësi ka zbatimi i ligjeve

30/01/2026 11:30

Raportuesi i PE për Shqipërinë, Andreas Schieder, zhvilloi një konferencë për shtyp, ku foli për situatën politike në vend.

Ai vlerësoi bashkëpunimin në Parlament për çështjet e politikës së jashtme, teksa tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të mbyllë shpejt kapitujt e integrimit në BE.

Bashkëpunimi brenda Parlamentit për disa çështje shkon shumë mirë. Së fundmi unë kam mësuar se ka unanimitet kur bëhet fjalë për disa çështje të politikës së jashtme dhe dëshiroj të shikoj avancim të këtyre çështjeve të lidhura me BE-n. Shqipëria ka bërë një progres të madh me procesin e negociatave. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të nisë mbylljen e kapitujve. Por nuk është vetëm mbyllja e kapitujve përmes votimit të ligjeve në Parlament. Merr rëndësi zbatimi i tyre. Miratimi i ligjeve nuk duhet të bëhet për të kënaqur BE-n. Ka shumë ligje që do të duhet të miratohen dhe mund të them se duket se po shkon mirë“, tha Schieder.

Raportuesi i PE për Shqipërinë: Opozita dhe qeveria të luftojnë me argumente, jo me molotovë

Ai u pyet nga gazetarët se kush nuk e do dialogun, PS apo PD, duke u përgjigjur se opozita dhe qeverisa duhet të luftojnë me argumente të forta, dhe jo me molotovë.

Kush nuk e do dialogun politik, PS apo PD?

S’po qëndroj këtu si eurodeputet, apo për sjelljen e deputetëve të caktuar. Unë qëndroj këtu si relator, raportues në PE për çështjet e jashtme. Nuk është çështja për mendim personal. Ne si PE mendojmë se ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap para. Të mos dramatizohet gjithçka. Të mos ketë molotovë, të luftohet me argumente të forta, kjo vlen për qeverinë dhe opozitën.

Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë e duan integrimin europian dhe kjo është ajo që Shqipëria do t’i tregojë Europës. Mësova që ka dakordësi për disa çështje të jashtme përmirësimi i kulturës politik është një gjë, Shqipëria ka pasur përparim madhore në negociata. Këtu s’bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve, por është edhe puna te mbyllja. Ideja e legjislacionit është qe ne duhet ta miratojmë sepse duhet ti afrohemi standardeve europiane. Edhe pas miratimit të legjislacionit, ka shumë punë për të bërë. Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sidomos luftës ndaj krimit të organizuar.”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB