Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur sot në rend dite shqyrtimin e çështjes së dënimit të gjyqtares Irena Gjoka, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Pas shqyrtimit, KLGJ nuk ka pranuar nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës, duke ia kaluar çështjen ILD.

RENDI I DITËS:

1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raportit vjetor mbi veprimtarinë e Komisionit Disiplinor gjatë vitit 2025””.

3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport mbi veprimtarinë e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për vitin 2025””.

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përbërjen e Komisionit të Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për vitin 2026”.

5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”.

6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e planit të komunikimit për sistemin gjyqësor”.

7. Shqyrtimi i relacionit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares znj. {…}, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB