Goretzka, lojtari që nuk e injoron politikën: Donald Trump ia doli që ne të ndihemi jo vetëm gjermanë, por edhe evropianë
Federata Angleze e Futbollit ndaloi Crystal Palace që të dhuronte të ardhurat nga ndeshja e FA Cup në favor të Macclesfield, skuadrës së Divizionit të Gjashtë që edhe e eliminoi në mënyrë të pabesueshme nga ky kompeticion
Sipas rregullores së FA Cup, të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes ndahen 50 me 50% mes dy klubeve, por sipas ‘The Times’ Crystal Palace, me një gjest të vullnetit të mirë donte që Macclesfields të përfitonte të gjitha të ardhurat.
Megjithatë në rregulloren e FA theksohet se klubet nuk mund të arrijnë në marrëveshje të këtij lloji, për të ndryshuar përqindjen e ndarjes së të ardhurave. Organizmi më i lartë i futbollit anglez hyri në kontakt me drejtuesit e Macclesfield duke iu kujtuar se e gjithë kjo bie ndesh me rregulloren. E pabesueshme, por e vërtetë. Për të njëjtën arsye as Manchester City nuk mundi dot të dhurojë pjesën e tij të të ardhurave për Exeter City, që në një komunikatë kishte kërkuar rritjen e përqindjes në favor të shpërndarjes së të ardhurave për të ndihmuar klubin nga kriza financiare që e ka mbërthyer
Ndërsa Exeter City humbi në Etihad Stadium 10-1, Macclesfield shkaktoi befasinë më të madhe në historinë e FA Cup duke eliminuar Crystal Palace pasi e mundi me rezultatin 2-1
Top Channel