Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër jep dorëheqjen
30/01/2026 13:21
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se vendimi ka ardhur për arsye familjare.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Armir Gjikolaj.
Top Channel