Bill Gates u infektua me sëmundje seksualisht të transmetueshme/ Dalin dokumentet, çfarë i kërkoi Epstein
Emailet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregon se Princi Andrew e ftoi Epsteinin në Pallatin Buckingham ‘privatisht’ dhe ky i fundit i tha se kishte një shoqe ruse 26-vjeçare që do t’i pëlqente shumë princit.
Princi Andrew e ftoi Jeffrey Epsteinin të takoheshin në Pallatin Buckingham në shtator 2010.
Në mesazh, Andrew i përgjigjet kërkesës së Epsteinit për “kohë private” dhe shkruan se “si alternativë mund të darkojmë në Buckingham, me shumë privatësi”.
Sipas një tjetër e-maili, Epstein i shkruan Andrew se ka “një shoqe me të cilën mendoj se mund të të pëlqejë të hash darkë” dhe i tregon datat kur ajo do të jetë në Londër.
Në të njëjtin mesazh, Epstein vëren se gruaja është 26 vjeçe, ruse, “e bukur, e besueshme dhe po, ajo ka emailin tënd”.
Kujtohet se Princi Andrew ka deklaruar vazhdimisht se ai i mohon “kategorikisht” akuzat kundër tij në dosjen Epstein.

Top Channel