Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Australian Open, turneu i parë Grand Slam i vitit. Spanjolli, numri 1 i renditjes botërore eliminoi në gjysmëfinale Alexander Zverev duke e mundur pas një ndeshjeje epike që zgjati plot 5 orë e gjysmë me rezultatin 3-2.

Carlos Alcaraz u duk se e kishte ndeshjen në dorë pas fitores së dy seteve të parë 6-4 dhe 7-6(në setin e dytë spanjolli arriti të përmbysë disavantazhin 5-2) duke marrë kryesimin në 2-0. Në fraksionin e tretë të lojës Alcaraz shfaqi probleme muskulare duke fituar kohë për kujdesin mjekësor që solli zemërim të Zverev. Megjithatë tenisti gjerman e fitoi këtë fraksion me tiebreak 7-6 si dhe setin pasardhës edhe ky me tiebreak 7-6. Në setin final Zverev kryesoi në 4-2 dhe 5-3, por spanjolli në fund përmbysi gjithçka dhe fitoi atë 7-5 dhe krejt ndeshjen 3-2

‘Duhet të besosh gjithnjë, ishte një prej ndeshjeve më të vështira, për të mos thënë më e vështira-tha Alcaraz që për herë të parë arrin në finalen e Australian Open-luajta me zemër, e dija që duhet të luftoja deri në pikën e fundit, e dija që problemi i ngërçeve mund të kalonte. Jam i shtrydhur, por i lumtur pas gjysmëfinales si lumë me Sasha Zverev. Jam krenar për atë që arrita. Të luaja në finalen e Melbourne ishte një objektiv që e ndiqja  prej shumë kohësh dhe të luftoj për titullin që është synimi i këtyre dy javëve këtu. Tifozët? Më rikthyet në jetë, inkurajuat, tani duhet të rikuperoj forcat sa më shpejt të jetë e mundur’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB