Mateta-Milan, Marchetti: “Cili është ndryshimi midis Milanit apo Juves? Kuqezinjtë paguajnë menjëherë.”
E ardhmja e Robert Lewandowski-t te Barcelona duket se ka ditët e numëruara.
Të paktën këtë sugjerojnë fjalët e gruas së tij, Anna Lewandowski, e cila ka paralajmëruar largimin e sulmuesit polak nga ekipi katalanas në përfundim të sezonit aktual.
Në një intervistë për mediat polake ‘Plejada’, Anna foli për të ardhmen e menjëhershme të bashkëshortit të saj dhe nuk ngurroi të pranonte se ky mund të jetë sezoni i fundit i tij në “Ciudad Condal”: “Do të shohim se si shkon sezoni i Barcelonës këtë vit, sepse, mund të themi, ndoshta do të jetë sezoni i fundit i burrit tim këtu”.
Ajo shtoi se çdo moment me Barcelonën po shijohet maksimalisht: “E shijojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse një ditë e dimë që nuk do ta kemi më këtë”.
Anna gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë informacion të qartë për të ardhmen e Lewandowski-t. Megjithatë, sulmuesi 37-vjeçar nuk do të ketë problem për të gjetur një klub të ri, pasi gjendja e tij fizike është e shkëlqyer dhe pritet të ketë oferta nga Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.
“Çfarë do të vijë? Nuk e dimë, por kjo është rruga e një sportisti të madh dhe ne jemi të përgatitur për këtë”, përfundoi Anna, e cila jeton tashmë sezonin e katërt të bashkëshortit të saj te Barcelona. Kjo deklaratë hedh dritë mbi të ardhmen e Lewandowski-t dhe lë të kuptohet se pas një periudhe të gjatë në Katalunjë, aventura e tij te Barcelona mund të përfundojë këtë sezon.
Top Channel