Australian Open, Alcaraz, thjesht fantastik, fiton maratonën me Zverev dhe fluturon në finale
Carlos Alcaraz sigurio një vend për në finalen e Australian Open pas një ndeshjeje maratonë kundër Alexander Zverev. Por gjatë kësaj sfide që zgjati më shumë se 5 orë pati hapësirë edhe për momente tensioni. Gjatë setit të tretë kur rezultati ishte 5-4, Alcaraz që dukej se kishte probleme, kërkoi Medical Time Out(kohë pushimi për ndihmë mjekësore) dhe kjo zemëroi Zverev.
Tenisti gjerman pretendonte se kundërshtari i tij nuk mund të ndërpriste ndeshjen me ndërhyrjen e mjekëve për trajtimin e ngërçeve dhe u shfaq shumë i ashpër me arbitrin. ‘Ka ngërçe, çfarë është ky idiotllëk? Nuk mund të marrë MTO, ka ngërçe. Çfarë duhet të ishte tjetër? Ky është një idiotllëk absolut. Është e pabesueshme!’-shpwrtheu Zverev
Spanjolli u trajtua nga fizioterapisti në këmbën e djathtë dhe nuk është e qartë nëse problemi i tij të çonte vërtet te ngërçet. Në fakt, rregullorja nuk parashikon mundësinë për të kërkuar ndihmë mjekësore(3 minuta pushim) për ngërçe. Dhe kështu Zverev në protestën e tij riktheu një polemikë të vjetër të tij; favoritizmet ndaj Alcaraz dhe Sinner me gjermanin që në të kaluarën kishte lënë të kuptohej se organizatorët e turneve i ngadalësojnë sipërfaqet e fushave për të favorizuar Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz.
Edhe pse jo në mënyrë jo të drejtpërdrejt, Zverev e përfshiu Sinner në polemikën e tij të radhës. ‘Po i mbroni të dy, është e pabesueshme-shtoi tenisti gjerman-Kjo nuk është e mundur, nuk është e mundur. Nuk mund ta keni seriozisht’.
E megjithatë pavarësisht gjithckaje, Zverev fitoi setin e tretë me tiebreak e madje edhe të katërtin për t’u dorëzuar në setin e pestë. Në përfundim të ndeshjes tensionet dhe helmet u arkivuan nga të dy me tenistët që u përqafuan.
Top Channel