Presidenti Begaj i dorëzon flamurin ekipit kombëtar që garon në Lojërat Olimpike dimërore
I lodhur, por shumë i lumtur, kështu ishte Carlos Alcaraz pas përfundimit të gjysmëfinales së Australian Open me Alexandër Zverev, një ndeshje maratonë që ai e fitoi 3-2 pas 5 orë e gjysmë lojë
Carlos.
Por si është numri 1 i renditjes botërore pas problemeve fizike që pati në fushën e lojës? Tenisti spanjoll tregon çfarë ndodhi duke pohuar se ndërhyrja mjekësore ishte plotësisht konform rregullave
‘Ishte një ndeshje shumë e vështirë-tregon Alcaraz-në fillim ndjeva diçka pas një gjuajtje me forehand; një shqetësim në aduktorin e djathtë. Nuk mendova se ishte ngërç, sepse pjesa tjetër e këmbëve nuk ishin keq. Kërkova fizioterapistin për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Ishte ai që vendosi për pauzën mjekësore. Më pas para ndonjë ndërhyrje gjatë ndërrimit të fushave, pashë si ishte këmba e majtë dhe ishte mirë, jo në gjendjen më optimale, por OK. E bëra të gjithë këtë plotësisht konform rregullave. Dhimbja nisi pak më herët dhe u shtua në game-t në vijim’.
Tani Alcaraz e pret një finale me Novak Djokovic dhe iberiku foli për gjendjen e tij pa fshehur asgjë. ‘Padyshim që jam i lodhur-vijoi Alcaraz-trupi im mund të ishte më mirë, por është normale pas 5 orë e gjysmë lojë të atij niveli. Bëra gjithçka për t’u rikuperuar; banjë të ftohtë, kompresion-shtoi Alcaraz-Tani do të bëj një trajtim me fizioterapistin dhe të shohim. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze, por pas një ndeshjeje të tillë, muskujt janë të tendosur, duhet vetëm të bëj ç’është e mundur për të qenë në formën më të mirë në finale’.
Carlos Alcaraz sqaroi edhe një episod tjetër që ngjalli diskutime në fillimin e setit të katërt, kur telekamerat e pikasën teksa dukej sikur donte t’i jepte dorën Zverev.
‘Nuk e kam menduar asnjë sekondë tërheqjen nga ndeshja-tha Alcaraz-e pashë videon dhe komentet, por bëhej fjalë vetëm se kush do të kalonte para. Kaq. Unë e urrej të dorëzohem. Kur isha më i ri në disa ndeshje rreshtja së luftuari. Por duke u maturuar kuptova se e urreja atë ndjesi. Çdo hap më shumë, çdo sekondë vuajtje më shumë, çdo sekondë më shumë luftimi, ia vlen. Për këtë arsye luftoj deri në pikën e fundit dhe gjithnjë besoj se mund ta marr veten nga çdo situatë’.
Top Channel