Aksidentet në “Laç-Patok” dhe autostradën “Milot-Morinë”, arrestohen dhe procedohen drejtuesit

30/01/2026 11:40

Aksident në aksin rrugor “Laç – Patok”

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Gj., 48 vjeç, pasi ai, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte me automjetin e shtetasit K. T., 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 48-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aksident tjetër në autostradën “Milot – Morinë”

Shërbimet e Policisë Rrugore të autostradës “Milot – Morinë” kanë nisur procedimin penal për shtetasin I. P., 32 vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte është përplasur me tri automjete të tjera. Si pasojë, janë dëmtuar shtetasi I. P. dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shqetësimi nga një shtetas i panjohur në rrjete sociale

Po ashtu, një kallëzim është bërë nga shtetasja M. D., e cila ka raportuar shqetësime të vazhdueshme në rrjetet sociale dhe në celular nga një shtetas i panjohur. Policia po punon për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit të këtij veprimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB