Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë, nis transferimi i bazës materiale drejt kryeqytetit
29/01/2026 14:13
Mesditën e sotme, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës po transportohen drejt Tiranës.
E shoqëruar nga forcat e policisë, baza materiale po ngarkohet në një kamion dhe më pas dosjet përkatëse do të dërgohen në Tiranë për veprime të mëtejshme.
Disa ditë më parë u lajmëruar transferimi i Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit, ndërsa punonjësit janë shprehur kundër.
Zhvendosja nga Vlora në Tiranë duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
Top Channel