Video/ Tentoi të sulmonte kongresmenen demokratike me një substancë të panjohur, Departamenti i Drejtësisë në SHBA ngre akuza ndaj autorit

29/01/2026 22:41

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka ngritur akuza ndaj Anthony Kazmierczak, personit që akuzohet se ka tentuar të sulmojë deputeten demokratike Ilhan Omar gjatë një takimi të qytetarëve në Minneapolis të martën.

Sipas aktakuzës, Kazmierczak është akuzuar për “sulmin e dhunshëm, kundërshtimin, pengimin dhe intimidimin e një oficeri dhe punonjësi të Shteteve të Bashkuara”, ndërsa Omar ishte duke kryer detyrat e saj zyrtare.

Omar, e cila ka kritikuar vazhdimisht politikat e administratës Trump për emigracionin në Minnesota, sapo kishte përfunduar një fjalim ku kërkonte dorëheqjen e guvernatores Kristi Noem, kur Kazmierczak duket se i ka thënë: “Ajo nuk do të japë dorëheqjen. Po i ndan Minnesotasit,” para se të tentonte ta spërkaste me një përzierje uji dhe uthulle molle nga një shiringë.

Në mëngjesin e sotëm, Omar u shfaq në CNN ku ripërsëriti qëndrimin e saj kundër politikave të ashpra të administratës Trump për emigracionin. “Dallimi ndërmjet presidentit dhe meje është se unë jam rritur për të qenë një njeri i denjë, dhe feja ime më mëson të kem dhembshuri,” tha ajo. “Ai i mungon këto dy cilësi.”

Departamenti i Drejtësisë po vazhdon hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që situata është duke u zhvilluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB