Video/ Shpërthim i fuqishëm zjarri në një rafineri në Turqi, evakuohen të gjithë punonjësit

29/01/2026 20:43

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri Turqi.

Sipas mediave, deri tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa personeli është evakuuar në mënyrë të sigurt.

Ende nuk është sqaruar se në cilën pjesë të rafinerisë ndodhi shpërthimi, ndërsa të gjithë punonjësit që ndodheshin brenda ambienteve u evakuuan menjëherë sipas procedurave të sigurisë. Banorët e zonave përreth u njoftuan për rrezikun e mundshëm dhe u këshilluan të qëndrojnë larg.

Forcat e sigurisë kanë izoluar zonën, duke ndaluar qytetarët dhe automjetet të afrohen, ndërsa ambulancat janë në gatishmëri. Operacionet e shuarjes po vazhdojnë dhe ekipet do të qëndrojnë në vendngjarje gjatë gjithë natës.

Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura dhe pritet të nisë një hetim i detajuar teknik. Ende nuk ka njoftime zyrtare mbi viktimat, por vlerësimet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar.

Drejtuesit e kompanisë dhe autoritetet lokale pritet të japin përditësime gjatë orëve në vijim. Banorët e lagjeve përreth janë të shqetësuar për rrezikun e rrjedhjeve të gazit dhe shpërthimeve të mundshme, por autoritetet sigurojnë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë publike dhe se situata po monitorohet nga afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB