Një tifoz i Rangers ka ndërruar jetë tragjikisht përpara takimit të tyre në kupat e europës, me Porton në Portugali.

Skuadra skoceze i bëri homazh tifozit në rrjetet sociale, ku njoftuan se ai kishte vdekur nga shkaqe natyrore brenda natës. Rangers njoftoi lajmin përpara ndeshjes së tyre të fundit në Europa League jashtë fushe në Portugali të enjten në mbrëmje. Edhe pse tifozi në fjalë nuk u emërua, ai është cilësuar si “një njeri i dashur dhe i butë, që e donte ekipin e tij”.

Ndërkohë, drejtuesit e Rangers thanë se ishin ‘jashtëzakonisht të trishtuar’ kur mësuan për lajmin. Një deklaratë thoshte: “Të gjithë te Rangers janë jashtëzakonisht të trishtuar që mësuan për vdekjen e njërit prej mbështetësve tanë gjatë natës në Porto nga shkaqe natyrore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB