Vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit, Jurgen Karajt edhe pas 20 ditësh.
Vëllai i tij, Endrin Karaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për ‘Shqipëria Live’, u shpreh se kërkon të gjejë trupin e të vëllait. “Dua ta gjej, ta di ku është. Ku ti vendos një lule”, u shpreh i prekur i vëllai.
“Kemi 20 ditë që kërkojmë trupin. Dua ta gjej, ta di ku është. Ku tua vendos një lule, ta di se ku do të prehet.
Autoritetet kanë kërkuar për ta gjetur, por asnjë shenjë deri tani. Kemi kërkuar deri në liqenin e Ulzës. Në vendngjarje përveç meje, ndodhen FSK, policia dhe bashkia”, u shpreh ai.
30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat.
Ai ndodhej në automjet si pasagjer me shoferin 24-vjeçar, Andi Losha, kur mjeti kumbi kontrollin dhe ra në përrua. Losha arriti që të dalë nga makina dhe të mbijetojë, ndërsa 30-vjeçari dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit.
Top Channel