Tifozët e Crvena Zvezdës u sulmuan në Tuzla të Bosnje Herecegovinës. Një pritjeje surprizë ishte rerzervuar për ta jo shumë larg aeroportit të Tuzlës.

Bëhet fjalë për një grup tifozësh të Yllit të Kuq që ktheheshin nga Suedia pas ndeshjes kundër Malmos në Europa League. Mediat kroate raportojnë se tifozët e Hajdukut që sulmuan Delije në Tuzla përballen me akuza për tentativë vrasjeje. Gjykata Komunale në Zivinice urdhëroi një muaj paraburgim për 14 anëtarë të grupit të tifozëve Torcida nga Spliti, të cilët sulmuan tifozët e Crvena Zvezda pranë Tuzlës në fund të javës së kaluar, ku katër persona u plagosën rëndë.

Në njoftim thuhet se Gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë së Qarkut në Tuzla për të caktuar masën e paraburgimit, sepse ekziston dyshimi i bazuar se më 24 janar, të dyshuarit morën pjesë në një sulm të organizuar ndaj tifozëve të klubit të futbollit “Crvena Zvezda”, i cili çoi në pasoja të rënda, raportoi Hina.

Sulmi ndodhi në Dubrave Gornje, pranë aeroportit të Tuzlës, ku një grup më i madh tifozësh të Hajdukut nga Spliti u takuan me tifozët e Zvezdës që po ktheheshin nga ndeshja e Europa League kundër Malmos në Suedi.

Sipas gjykatës, të dyshuarit sulmuan tifozët e Zvezdës me shkopinj, shufra metalike, pishtarë dhe objekte të tjera. Nga 14 personat e ndaluar, 11 prej tyre banojnë në Kroaci dhe tre në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në sulm, katër tifozë të Zvezdës u plagosën rëndë, si dhe një oficer policie nga Zivinice gjatë një përpjekjeje për të parandaluar dhunën. Disa persona pësuan lëndime të lehta gjatë sulmit.

Tifozët e Hajdukut të Splitit mund të marrin dënime të rënda, veçanërisht nëse gjykata e karakterizon sulmin si një tentativë vrasjeje, domethënë një akt të pritës së organizuar në territorin e një vendi tjetër, në të cilin shënjestër ishin simpatizantët e Yllit të Kuq, midis të cilëve, për fat të keq, kishte një numër të konsiderueshëm grash dhe fëmijësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB