U plagos sot në burgun grek/ Zbulohet e shkuara e errët e Dhimitër Mecit, i akuzuar për disa vrasje, tentoi të ekzekutonte mafiozin Jani Lala
Qumështi formulë për foshnjat “Aptamil” është tërhequr nga tregu, pasi ka rezultuar me baktere, njësoj si “NAN 1 OPTIPRO”, që u hoq pak ditë më parë.
Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026
Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.
AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes”-thuhet në njoftimin e AKU.
Aptamili është një nga formulat për foshnjat 0-2 vjeç që përdoret më së shumti në treg. Problemi i qumështit pluhur formulë për foshnja është kthyer në një problem serioz në mbarë Europën.
Top Channel