Tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë 45 mijë euro pa i deklaruar, procedohet shtetasi grek

29/01/2026 10:25

Goditet një rast tjetër i mos deklarimit të parave në kufi.

Një shtetas grek është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte jashtë territorit shqiptar 45 mijë euro pa i deklaruar ato.

“Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB