Një tjetër ndryshim në kabinetin e Trump, presidenti i SHBA-së njofton largimin e Karoline Leavitt nga posti i sekretares së shtypit 12/08 21:55
Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi me dron rus gjatë natës në rajonin juglindor të Zaporizhisë, në Ukrainë.
Guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov, bëri të ditur se dronët goditën qytetin e Vilnyansk rreth mesnatës, duke shkaktuar viktima mes civilëve. Sipas tij, në sulm u vranë dy gra të moshës 26 dhe 50 vjeç, si edhe një burrë 62-vjeçar.
Nga bombardimet janë dëmtuar shtatë shtëpi, ndërsa një banesë është shkatërruar plotësisht.
Autoritetet lokale raportojnë se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në zonë, ndërsa bilanci i dëmeve po vlerësohet.
Top Channel