Shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”, shkak mungesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani

29/01/2026 10:59

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e radhës për çështjen e njohur si “Plumbi i Artë”, pasi njëri nga të pandehurit dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në sallë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

Avokati i Gentian Sharrës, kërkoi shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, për të mundësuar ballafaqimin me të pandehurin Henrik Hoxha, gjatë dhënies së deklarimeve.

Kërkesa u kundërshtua nga SPAK, i cili theksoi se në këto kushte nuk është e mundur organizimi i një përballjeje dhe kërkoi rrëzimin e saj.

Gjykata vlerësoi se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke theksuar se do të shprehet më vonë lidhur me këtë kërkesë.

Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 3 shkurt, në orën 10:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB