Sherr me thika në Sarandë, dy të lënduar, njëri niset drejt Tiranës
29/01/2026 14:44
Një sherr për motive të dobëta, ka shkuar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat.
Mësohet se 27-vjecari, Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe vetë Qorri. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Top Channel