Rusia hedh dyshime mbi garancinë e sigurisë që SHBA i ofron Ukrainës: Nuk do të krijojë paqe të qëndrueshme
Një avion me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian dhe një kandidat për Kongres, u rrëzua në një zonë malore në pjesën veriore të Kolumbisë, pranë kufirit me Venezuelën dhe si pasojë nuk pati asnjë të mbijetuar.
Avioni, një Beechcraft 1900, i takonte linjës ajrore shtetërore Satena dhe kishte nisur fluturimin e përditshëm nga qyteti kufitar i Cúcuta drejt Ocaña. Kontaktet me mjetin humbën rreth 12 minuta pas ngritjes së tij në ajër, fill pasi doli nga radari i kontrollit të trafikut ajror.
Sipas njoftimeve zyrtare, në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Midis pasagjerëve ishin ligjvënësi Diógenes Quintero, 36 vjeç, i zgjedhur për të përfaqësuar rajonin e Catatumbo në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe Carlos Salcedo, një kandidat për Kongres në zgjedhjet e marsit.
Autoritetet njoftuan se grupe hetuesish janë në terren e bashkë me ekspertë të aviacionit, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, dhe drejktuesve të partive politike shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave, ndërsa verifikimet e para tregojnë se kushtet e motit dhe terreni i vështirë mund të kenë luajtur rol në aksident, edhe pse deri tani nuk ka ende një shkak zyrtar.
Top Channel