“Rama po mbron veten”, Berisha: Po tërheq zvarrë dhe po poshtëron Gjykatën Kushtetuese për “Ballukun”

29/01/2026 15:09

Nga Strasburgu drejt në seli, aty ku Sali Berisha është lider suprem dhe askush nuk i fik mikronin.

Në foltoren blu nuk ka minutazh për akuzat që mund t’i bëjë Edi Ramës.

“Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën. Gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit u denoncua Rama si autor kryesor i aferës Balluku dhe AKSHI-t”, u shpreh Berisha.

Priste të dëgjonte lajme te mira në Tiranë, por mësoi se Gjykata Kushtetuese kishte vendosur të marrë më shumë kohë për Belinda Ballukun.

“Tregon tërheqjen zvarrë, se si Edi Rama tërheq zvarrë dhe poshtëron Gjykatën Kushtetuese.   Edi Rama do të ishte i gatshëm ti shkrinte dhe plumb në vesh Lubi Ballukut, dhe ta hiqte qafe, po të mos ishte se dosja e saj në çdo 3 rreshta, 2 janë për Ramën”, shton ai.

Kohë pa afat pas Kushtetutës mori dhe Kuvendi. Sali Berisha beson se atë që nuk mund të bëjnë deputet  e tij në Këshillin e Mandateve mund ta bëjë populli.

“Kemi të bëjmë me një moment që vetëm populli mund ta zgjidhë dhe do ta zgjidhë populli, do ta populli. Do të provojë Edi Rama guximin e qytetarëve. Do të provojë Edi Rama se si guxon tu thotë qytetarëve që ju kam vjedhur dhe do tu vjedh.  Ai duhet të japë dorëheqjen, të largohet menjëherë nga qeveria. Të japë dorëheqjen dhe të krijojë qeveri teknike për të bërë zgjedhje dhe të mos bllokohet drejtësia”, përfundoi kreu i PD.

Foli për protesta të fuqishme, por Sali Berisha nuk dha një datë kur nis revolta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB