“Protesta rruga e vetme kundër narkoshtetit”, Berisha: Është koha e qytetarëve që të flasin

29/01/2026 14:34

Kryedemokrati Sali Berisha përsëriti sot thirrjet për protesta kundër qeverisë.

Gjatë konferencës së tij të zakonshme me gazetarët, kreu i opozitës shprehu se protesta është rruga e vetme për të larguar narkoshtetin dhe se shqiptarët do t’i japi Edi Ramës atë që i dhanë dikur diktaturës së parë.

“Protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme, shpresa e vetme që shqiptarët ti japin narkodiktatorit atë që i dhanë dikur diktaturës së parë, apo atë që i dha Bangladeshi, autokrates, atë që i dha Nepali autokratit, ti japin Edi Ramës shqiptarët dhe sa më parë.

Ajo është një sfidë, poshtërim që u bën shqiptarëve. Që unë ju vjedh, do ju vjedh, që për mua s’ka drejtësi, që Gjykatën Kushtetuese e marr si leckë zvarrë dhe bën ato që i them.

Prandaj dhe do flasin qytetarët. Është koha e qytetarëve tani, nuk ka asnjë surprize”, u shpreh Berisha.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB