Putin propozoi që uraniumi i Iranit të transferohej në Rusi për t’i dhënë fund luftës, Axios: Trump e refuzoi menjëherë alternativën e homologut
Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake inovative e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe nënujore pa pilot, që pritet të sfidojë modelin tradicional të transportuesve të avionëve.
Anija, e quajtur NRPD João II, ka një gjatësi prej 107.6 metrash dhe është planifikuar të dorëzohet në gjysmën e dytë të këtij viti. Projekti konsiderohet një hap strategjik për modernizimin e Marinës Portugeze dhe rritjen e kapaciteteve të saj operacionale.
Ndërtimi po realizohet nga kompania holandeze Damen, në kantierin detar të Galatit në Rumani, me një kosto totale prej 132 milionë eurosh, e financuar kryesisht nga fondet e rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian.
Sipas autoriteteve portugeze, anija është projektuar për fleksibilitet maksimal.
NRPD João II pritet të shërbejë si platformë kyçe për operacione zbulimi, mbikëqyrjeje, kërkimi shkencor dhe misione ushtarake të avancuara, duke shënuar një risi për flotat detare evropiane.
Top Channel