Politika, kontrolle në gjykata/ Pas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për strategji kombëtare sigurie, nis monitorimi

29/01/2026 15:14

Mbas kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në rang vendi për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e tyre, politika ka nisur turet në disa gjykata për ti parë nga afër problemet e drejtësisë.

Me kërkesë të këshillit të lartë gjyqësor, komisioni për nismat qytetare, bashkëpunim dhe mbikëqyrje institucionale  monitoroi gjykatën e Korçës, ndërsa më herët ka parë nga afër edhe gjykatën e Tiranës dhe prokurorinë e këtij qyteti.

Së pari ka qenë një kërkesë e dërguar Kuvendit për sigurinë në gjykatën e Apelit për të parë në tërësi përmirësimin e kushteve të sigurisë”, u shpreh Bledi Çomo, deputet i PS.

Megjithëse u kanë rënë disa herë kambanave, mbas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja një çështje ende nën hetim, siguria në gjykata vazhdon të jetë e njëjtë, shprehet gazetarja Anila Hoxha.

Më herët mbasi i njëjti komision i vizitoi dhe pa kushtet, zv.kryetari i gjykatës së Tiranës ishte i drejtpërdrejtë për situatën.

Nevoja për ambiente është ulëritëse”, ka deklaruar Gerd Hoxha, zv.kryetar i gjykatës.

Ditët të vazhdim vizitat do të vijojnë në disa gjykata që janë në hartën e rrezikut si në Vlorë, Fier, Lezhë dhe Shkodër.

Ajo që politika ka konstatuar deri më tani do të dëgjohet në vazhdim, dhe nuk dihet ende nëse dy pushtetet kësaj radhe do të jenë apo jo në një frekuencë për ti dhënë përgjigje pyetjes: a janë apo jo të sigurt gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB