Rreth një javë nga starti i Lojrave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, e gjithë vëmendja po drejtohet në Itali, aty ku do të zhvillohen këto lojëra dhe që ndoshta për herë të parë ekipi kuqezi, i cili përveç se ka vendosur një rekord prej 4 skiatorësh pjesëmarrës, 3 vajza dhe një djalë, pritet të mos jetë thjesht pjesëmarrës.

Të gjitha shpresat janë tek skiatorja kuqezi, Lara Colturi, e cila është në vitin e dytë të saj, pjesëmarrëse në Kupën e Botës për të rritura dhe po bën paraqitje mjaft të mira, ku deri tani është ngjitur 4 herë në podium me dy vende të dyta dhe dy vende të treta.

Ndërkohë, nëna e saj, ish-kampionia olimpike e Italisë, Daniela Ceccarelli, është padyshim një ndër figurat më të suksesshme dhe më të dashura në Itali, sa i përket skive alpine.

Ajo u zgjodh nga komiteti organizativ që të mbante në një pjesë të rrugëtimit të tij Pishtarin Olimpik paraditen e së enjtes. Një moment krenarie jo vetëm për të dhe Italinë, por padyshim edhe për Shqipërinë, pasi Daniela prej më shumë se 4 vitesh është edhe një shtetase shqiptare, ashtu si e bija, të paisura me pasaportën tonë.

Dita filloi në Canazei, një ndër fshatrat malorë të Alpeve italiane, ku po bën xhiron zyrtare pishtari deri në mbërritjen në Milano. Midis mbajtësve të pishtarit të tjerë ishin Franco Nones, kampioni olimpik i skijimit në terren të hapur, dhe fituesit e medaljeve të arta si Amos Mosaner në karling, Daniela Ceccarelli në ski alpine, Isolde Kostner, Karen Putzer, si dhe Stefano Domenicali, president dhe drejtor ekzekutiv i Formula 1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB