Në burg prej më shumë se një viti, përfundon seanca paraprake për ish-presidentin Meta

29/01/2026 17:46

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, u përball për rreth 8 orë me prokurorët, në seancën e radhës paraprake, e cila do të vijojë edhe javën e ardhshme. Seanca e kësaj të enjteje u zhvillua me tensione të forta.

Mbrojtja e Ilir Metës tha se ky i fundit u përplas disa herë me prokurorët, teksa këta të fundit lexonin dosjen e tij.

Avokati Kujtim Cakrani përmendi dhe akuzat, për të cilat, mbrojtja e Ilir Metës do të kërkojë pushimin në gjykatë.

Seanca paraprake ndaj Metës do të vijojë të enjten tjetër, pasi prokurorët nuk arritën të lexonin të gjitha parashtrimet e kërkesës për kalimin në gjykim të dosjes. Organi i akuzës ka arritur të lexojë deri më tani rreth 130 faqe, ndërsa kanë mbetur mbi 100 faqe të tjera.

Ish-çifti i bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB