Maldini shqiptar e mbyll me Arsenalin, talenti që u grumbullua nga Sylvinho në Kombëtare kalon te klubi që eliminoi Manchester United nga Kupa

29/01/2026 16:08

Arsenal ka arritur marrëveshje për shitjen përfundimtare të mbrojtësit shqiptar Maldini Kacurri, 20 vjeç, te skuadra e League Two, Grimsby Town, përpara mbylljes së afatit të transferimeve të janarit.

Klubi londinez ka rënë dakord me Grimsbyn për një shumë të padeklaruar, ndërsa aktualisht po finalizohen kushtet personale të lojtarit. Kacurri ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij gjatë gjysmës së parë të sezonit, ku ishte i huazuar te Morecambe, pavarësisht vështirësive financiare të klubit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u transferua te Arsenal nga Fulham në vitin 2022, por nuk arriti të debutojë me ekipin e parë të “Topçinjve”. Kalimi te Grimsby shihet si një hap përpara në karrierën e tij, teksa klubi i ri po lufton për ngjitje në kategori dhe po kalon një formë pozitive me gjashtë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.

Grimsby e konsideron Kacurrin si një përforcim kyç, veçanërisht për vazhdimin e sezonit dhe për sfidën e ardhshme në FA Cup ndaj Wolves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB