Ndërsa Trump përmbys aleancat, Britania thotë se ka nevojë për një marrëdhënie ‘më të sofistikuar’ me Kinën
Bisedimet e paqes që synojnë t’i japin fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë do të vijojnë këtë fundjavë në Abu Dhabi.
Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili tha se negociatat do të zhvillohen këtë javë, në format dypalësh ose trepalësh, me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara.
Rubio bëri të ditur se në këtë raund nuk do të marrin pjesë i dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, të cilët ishin të pranishëm në bisedimet e mëparshme.
Sipas shefit të diplomacisë amerikane, pika më e vështirë e negociatave mbetet çështja e pretendimeve territoriale të Rusisë ndaj rajonit të Donetskut.
“Po punohet aktivisht për të parë nëse pikëpamjet e të dyja palëve për këtë çështje mund të pajtohen”, tha Rubio.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve amerikanë, ai pranoi se ende ka dallime të mëdha mes palëve.
“Është ende një urë që nuk e kemi kaluar. Ka ende një boshllëk, por të paktën kemi arritur t’i përqendrojmë diskutimet në një çështje qendrore. Ndoshta do të jetë e vështirë”, u shpreh Rubio.
Top Channel