Tjetër ekzekutim në Iran, varet një burrë i akuzuar për bashkëpunim me SHBA-në dhe Izraelin
Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër dorëzim të të rënëve të luftës, në kuadër të marrëveshjeve humanitare mes dy vendeve.
Sipas ndihmësit të Kremlinit, Vladimir Medinsky, Moska i ka dorëzuar Ukrainës eshtrat e 1,000 ushtarakëve ukrainas. Në këmbim, Rusia ka marrë trupat e 38 ushtarëve të saj, bëri të ditur ai.
Medinsky publikoi pamje nga momenti i shkëmbimit në rrjetin Telegram, ku shihen kamionë frigoriferikë të bardhë të parkuar në një zonë të mbuluar me borë, ndërsa persona të veshur me kostume mbrojtëse biologjike ndodhen përreth.
Shkëmbimet e të rënëve dhe të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës bazohen në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktuan rregullat për shkëmbime në shkallë të gjerë.
Edhe pse mijëra persona janë liruar në kuadër të këtyre marrëveshjeve, procesi ka qenë i ndërprerë dhe shpesh i ndikuar nga përshkallëzimi i luftimeve në vijën e frontit.
Top Channel