Gjykata Kushtetuese dha verdiktin e saj për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Sipas vendimit të nxjerrë një ditë më herët, nënkryetarit propozohet nga shumica parlamentare e atij komuniteti, që në rastin konkrete në Kosovë është Lista Serbe.
Njohësit thonë që partitë politike, për të mos zvarritur konstituimin e parlamentit, duhet të dakordohen për votimin e një nënkryetarit serb bazuar në këtë aktgjykim.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha e cilësoi si të pabazuar aktgjykimin, duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese” nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit.
Megjithatë, njohësit thonë që deklaratat e Bashës janë cenim i sundimit të ligjit.
Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar zgjedhjen e një nënkryetari të Kuvendit nga radhët e Listës Serbe.
Nenad Rashiç u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në tetor të vitit 2025 pasi nëntë deputetët e Listës Serbe, edhe pse u propozuan nuk morën votat e mjaftueshme dhe përmes shortit, kryetari i parlamentit Dimal Basha hodhi në votim edhe Rashiçin, që siguroi votat e mjaftueshme me mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kundër Rashiçit ishte Lista Serbe që e kontestoi emërimin e tij si nënkryetar në Gjykatën Kushtetuese.
Top Channel