Liga spanjolle e futbollit (La Liga) ka shtuar luftën kundër mashtrimit audio-vizual, duke ofruar një shpërblim prej 50 eurosh për çdo informacion të verifikuar në lidhje me lokalet dhe restorantet që transmetojnë ndeshje pa autorizim, shkruajnë mediat spanjolle.

Siç u tha, baret, restorantet, pikat e basteve dhe institucione të ngjashme duhet të kenë një abonim të veçantë në mënyrë që të transmetojnë ligjërisht ndeshjet e La Ligës. Liga theksoi se transmetimet e ligjshme kanë një shkronjë të veçantë në cep të ekranit, e cila u lejon tifozëve të dallojnë lehtësisht nëse transmetimi është i lejuar.

Në rast se vërejnë shfaqje të paautorizuar të ndeshjeve, qytetarët mund të dërgojnë një email në La Liga me foto ose prova të tjera, në mënyrë që shkelja të kontrollohet. La Liga deklaroi gjithashtu se ekziston një kanal i veçantë përmes të cilit tifozët mund të raportojnë në mënyrë anonime transmetime të paligjshme.

Për vite me radhë, La Liga është konsideruar si një nga ligat më aktive të futbollit evropian në luftën kundër piraterisë dhe mashtrimit audio-vizual.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB