Kamioni i tonazhit të rëndë përfundon në kanalin anësor të rrugës, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri në Fier
29/01/2026 14:09
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Kallm, pranë mbikalimit të autostradës.
Në kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin në kohë nga kamioni, duke marrë dëmtime të lehta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca dhe policia, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel