“Kam për të të zhdukur”/ Kërcënoi anëtarin e stafit të klubit, Prokuroria ngre akuzë për ish-portierin e Kukësit
29/01/2026 18:12
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Marvin Brozit, portierit të Vushtrrisë, për kërcënim ndaj një pjesëtari të shtabit teknik të klubit Feronikeli 74.
Sipas aktakuzës, ish-portieri i Kukësit, 24 vjeç, i cili ka qenë pjesë edhe e Feronikeli, dyshohet se ka telefonuar të dëmtuarin pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre.
Gjatë bisedës telefonike, portieri ka ofenduar dhe kërcënuar personin, duke i thënë: “Kam për të të zhdukur…”.
Aktakuza ka ngritur shqetësim për këtë rast të dhunës verbale, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar detajet e ngjarjes.
Top Channel