Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, dorëzoi në Gjykatën e Lartë rekurs për vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, që i ndaloi udhëtimet jashtë vendit.

GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj Ballukut, pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimeve, duke i bllokuar pasaportën. Numri dy i qeverisë kundërshton masën për bllokimin e pasaportës, kërkesë që pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.

Belinda Balluku u mor e pandehur nga SPAK në nëntor 2025, për shkelje të barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

Qeveria ankimoi vendimin e pezullimit të Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, e cila e shqyrtoi pak ditë më parë dhe pritet të dalë me vendim për çështjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB