Njihuni me Rh-null, ‘gjaku i artë’ që ka ngjallur interes të madh te shkencëtarët për ta riprodhuar në laborator
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar një vendim historik, duke e përcaktuar Gardën Revolucionare të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste.
Ky vendim është marrë unanimisht dhe hap rrugën për procedurat e mëtejshme sanksionuese ndaj trupave të pasardhura të regjimit iranian. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, njoftoi në platformën X se ky veprim është një hap vendimtar për të përballuar represionin e paprecedentë të regjimit iranian ndaj popullit të tij.
“Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje. Çdo regjim që vret mijëra qytetarë të tij po punon për rrëzimin e vet”, deklaroi ajo.
Ky vendim i BE-së ka ngritur reagime të ashpra nga Teherani. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e quajti masën një “gabim të rëndë strategjik” dhe një tentativë për të minuar autoritetin e regjimit. Në anën tjetër, Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, theksoi se ka pasur një konsensus të përgjithshëm për të etiketuar IRGC-në si një organizatë terroriste, por shtoi se kjo nuk do të thotë se duhet të ndalohen plotësisht mundësitë për dialog.
Pas miratimit të këtij vendimi, Italia ka marrë masa paraprake për të tërhequr rreth gjysmën e stafit të ambasadës së saj në Teheran. Ministri Tajani tha se do të vijojnë të komunikojnë me Iranin përmes kanaleve diplomatike, pavarësisht tensioneve.
Top Channel