Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Franca po shfuqizon konceptin e njohur si “të drejtat bashkëshortore”, që supozonte se martesa krijon detyrim për të pasur marrëdhënie seksuale mes çiftit.
Një projektligj i miratuar në Asamblenë Kombëtare saktëson se martesa nuk krijon detyrim për marrëdhënie seksuale, dhe nuk mund të përdoret mungesa e marrëdhënieve si argument për divorc.
Ligji synon gjithashtu të ndihmojë në parandalimin e dhunës seksuale brenda martesës, duke sfiduar idenë se bashkëshortet kanë një detyrim ndaj burrave të tyre.
Përkufizimi i ri ligjor për përdhunimin shtrihet gjithashtu më tej, çdo akt seksual pa pëlqim të informuar, specifik, paraprak dhe të tërheqshëm konsiderohet përdhunim, ndërsa heshtja ose mungesa e reagimit nuk nënkupton miratim.
Ky ndryshim ligjor pason një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila gjykoi se përdorimi nuk quhet “faj” për ndarje mungesa e marrëdhënieve seksuale.
Që nga vitet 1990, përdhunimi brenda martesës konsiderohet krim në Francë, dhe ligji i ri e forcon këtë standard.
Top Channel