Tensionet në rritje Iran-SHBA, OKB: Duhet dialog për të shmangur pasojat shkatërruese
Një influencuese 19-vjeçare e motorëve, Diana Bahador, është ekzekutuar përpara disa ditësh gjatë një demonstrate kundër regjimit të Ayatollah Ali Khamenei.
Vrasja e saj ka ngjallur zemërim ndërkombëtar, ndërkohë që forcat e sigurisë iraniane vazhdojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare.
Diana, e njohur online me emrin “Baby Rider”, kishte më shumë se 150,000 ndjekës në Instagram. Ajo u qëllua dy herë në Gorgan, rreth orës 12 të natës më 8 janar, ndërsa merrte pjesë në demonstrata kundër regjimit të Khamenei.
Një deklaratë fillestare për vdekjen e saj u publikua në llogarinë e saj në Instagram, ku thuhej se Diana kishte humbur jetën në një aksident motorik. Deklarata iu bë thirrje ndjekësve të mos spekulonin për shkaqet e vdekjes. Megjithatë, organizatat për të drejtat e njeriut kanë pohuar se familja e saj ishte detyruar të publikonte këtë deklaratë, si pjesë e një marrëveshjeje me autoritetet iraniane.
Një burim pranë familjes ka thënë se forcat e Revolucionarëve Iranianë kishin rënë dakord t’i kthenin trupin e Dianës familjes, për sa kohë që ata do të mohonte publikisht se ajo ishte ekzekutuar.
Sipas grupit Hyrcani Human Rights, trupi i Dianës u kthye në familje dy ditë pas vdekjes së saj. Mjetet shtetërore të informacionit në Iran e kanë mohuar shkakun e vdekjes dhe kanë deklaruar se Diana kishte emrin e vërtetë Shahrzad Mokhami, duke pretenduar se ajo vdiq më 22 janar në një aksident motorik.
Diana, e njohur për postimet e saj me video të motorëve, një akt i paligjshëm për gratë në Iran – ishte një figurë e njohur në rrjetet sociale. Postimi i fundit i saj ishte më 6 janar, ku ajo shfaqej duke kërcyer dhe duke ngarë motorin e saj, duke sfiduar kështu normat e rrepta të regjimit iranian.
Protestat antiqeveritare kanë shpërthyer në Iran që prej 28 dhjetorit, të nxitura nga rënien e monedhës iraniane dhe më pas, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër regjimit të Ayatollah Khamenei.
Top Channel