Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

29/01/2026 14:22

Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Më herët ndaj të dashurës së Safet Bajrit, është zbutur masa e sigurisë në ‘arrest shtëpie’, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ajo u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025.

E reja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.

Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB