Portieri i Manchester United, Andre Onana, i cili aktualisht është i huazuar te Trabzonspor, shpreson të rikthehet te Interi gjatë merkatos së verës.

Sipas The Mail, përfaqësuesit e portierit 29-vjeçar kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e Interit për një rikthim të mundshëm në “San Siro”.

Onana është në huazim te klubi turk deri në fund të sezonit, ndërsa kontrata e tij me Manchester United përfundon pas dy vitesh.

Interi pritet të jetë në kërkim të një portieri të ri, pasi Yann Sommer do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit. Kjo situatë e bën rikthimin e Onanës një opsion konkret për klubin zikaltër, me të cilin kamerunasi ka pasur më parë paraqitje të suksesshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB