BE doli krah Trump për Iranin, Kaja Kallas: Miratuam vendimin për të shpallur Gardën Revolucionare si organizatë terroriste Konferenca e Kryetarëve u përfshi sot nga debate mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shtyrjes së mbledhjes së këshillit të mandateve që do shqyrtonte kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.
Në debat e sipër, Gazment Bardhi njoftoi Konferencën e Kryetarëve se SPAK ka regjistruar procedimin penal mbi kallëzimin qe ka bere ai në emër të PD ndaj Kryetarit te Kuvendit, për mos mbledhjen e këshillit të mandateve.
Top Channel pyeti SPAK nëse ka regjistruar një procedim tillë dhe mori përgjigjen se: “Ne nuk bëjmë komente për deklarata politike”.
Për këtë deklarim të Gazment Bardhit në konferencën e kryetarëve Taulant Balla i tha se është qesharake që përpara se të prisni Kuvendin, në zbatim të nenit 116 pika 4 për ankimimin mbi interpretimin e rregullores, bëhet kallëzim.
Top Channel