Debati për Ballukun në konferencën e kryetarëve, Bardhi: Shkelje e rregullores! Peleshi: Këshilli ka vepruar sipas Kushtetutës

29/01/2026 15:00

Konferenca e Kryetarëve u përfshi sot nga debate mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shtyrjes së mbledhjes së këshillit të mandateve që do shqyrtonte kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.

Sipas demokratëve, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë imunitetin e Ballukut, është shkelje e rregullores.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi duhet të mblidhet menjëherë këshilli sepse Gjykata Kushtetuese ka pasur kohë më shumë se 2 muaj kohë për t’u shprehur.

“Zoti Peleshi, jeni në shkelje flagrante të Rregullores. E kemi kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Imuniteteve, por e keni refuzuar. Vendosët ta mblidhnit më datë 28, por dy orë para mbledhjes, me një urdhër që përmbante të dhëna të rreme, e keni anuluar mbledhjen. Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli të mblidhet pas dy muajsh. Mjafton të lexosh ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Kjo është një sjellje arbitrare dhe argumentet kanë zero bazë, qoftë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Ka vetëm një shpjegim: ju keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut“-u shpreh Bardhi.

Ndërkohë kryeparlamentari, Niko Peleshi shprehu se kërkesa e do të respektohet pasi nuk përbën shkelje në rregullore. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se nëse opozita ka ankesa në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve të ankimojë vendim-marrjen dhe të duke theksuar se PD po bën teatër duke mos ushtruar të drejtën e ankimimit.

Këshilli ka vepruar dhe do të veprojë në çdo rast duke pasur vijë të kuqe Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Në respekt të Kushtetutës, mbledhja e Këshillit është thirrur menjëherë. Në respekt të rregullores, është respektuar qëndrimi i të gjitha palëve/anëtarëve në Këshill. Deputetët e maxhorancës kanë kërkuar që në procesin e shqyrtimit të kërkesës të merret edhe vendimi i GJK-së. Unë, si kryetar i Këshillit, jam i detyruar të mos injoroj asnjë qëndrim dhe kërkesë, për sa kohë që nuk shkel Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren. Ju kujtoj se jemi brenda afatit 3-mujor që përcakton rregullorja për marrjen e vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesës“-tha Peleshi.

“Nëse grupi parlamentar i PD-së ka ankesa ne lidhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve ta ankimojë këtë vendim-marrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse edhe vetë Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues. PD bën teatër dhe nuk e ushtron të drejtën e ankimimit sipas rregullores por bën shfaqje të kota qesharake“-shtoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB