Dashuria që u kthye në ‘makth’/ I dha fund lidhjes me kolegun, profesori i kimisë i dërgon djalit të saj fotot intime: Je krenar për nënën tënde?

29/01/2026 08:47

Komuniteti arsimor i periferive jugore të Atikës është në trazuar për shkak të makthit që përjetoi një filologe nga profesori të Kimisë, me të cilin ajo kishte një aferë dashurie.

Pasi ajo i kërkoi t’i jepnin fund lidhjes, ai nuk e priti mirë dhe nisi ta shantazhonte.

Sipas mediave greke profesori i dërgoi foto nudo të djalit të saj, duke i thënë ‘a je krenar për nënën që ke?”.

Ish-partneri i filologes u dënua nga Gjykata e Apelit të Athinës me 2.5 vjet burg për shpifje të përsëritur dhe shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Filologia dhe kimisti jepnin mësim në një shkollë të mesme dhe të lartë në Atikë dhe kishin krijuar marrëdhënie miqësore që nga viti 2007. Kimisti i jepte mësime private djalit të filologes dhe ishte takuar edhe me nënën e saj.

Nga viti 2013, marrëdhënia e tyre u zhvillua në një marrëdhënie romantike dhe zgjati deri në korrik 2016, kur u ndërpre përfundimisht me iniciativën e filologes. Tre muaj më vonë, në shtator të të njëjtit vit, filologia takoi një profesor fizike që punonte në një shkollë private, me të cilin filloi një marrëdhënie romantike.

Në një nga daljet e tyre të para, ata takuan rastësisht ish-të dashurin e saj, i cili sapo i vuri re reagoi në një mënyrë shumë ofenduese kundër filologes.

“Shoh që më ke zëvendësuar tashmë”, iu drejtua ai ish-të dashurës, duke iu drejtuar edhe shoqëruesit të saj: Vëlla, ki kujdes.

Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, kimisti, duke vazhduar të sillet në të njëjtën mënyrë pasionante dhe hakmarrëse, dërgoi një mesazh fyes për ish-të dashurën në celularin e djalit të saj.

Por asi nuk u ndal me aq. Në një tjetër episodin ai godit me një objekt hekuri në kokë partnerin e saj të ri.

Profesori i fizikës u dërgua në spital për ndihmën e shpejtë, kërcënimet e tij do të vazhdonin me të birin e saj. Në një zarf ai i kishte dërguar disa foto nudo të saj gjatë marrëdhënies së tyre intime, duke i thënë: S’besoj se ke krenar për nënë tënde, e sëmurë seksualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB