Futbollisti spanjoll, Sergio Ramos, hyn në ringun e boksit.

Sergio Ramos u bë i famshëm në arenën ndërkombëtare duke luajtur për Sevillan dhe Real Madridin, si dhe për ekipin kombëtar spanjoll, ndërkohë që tani ai është gati të hyjë në ringun e boksit. Sipas mediave spanjolle, Ramos do të ndeshet me influencerin kontrovers Andrew Tate në eventin “Misfits Boxing” në Katar në verën e vitit 2026. Sipas informacioneve jozyrtare, është një ndeshje me gjashtë raunde dhe është planifikuar të zhvillohet më 22 gusht.

Sergio Ramos është një tifoz i madh i arteve marciale dhe është mik i ngushtë i kampionit të UFC-së, Ilija Topuria, me të cilin po përgatitet për këtë ndeshje, sipas “Defense Central”.

Andrew Tate është një influencues kontrovers, por edhe një kikbokser. Ai njihet për formën e tij të shkëlqyer dhe së fundmi e ka provuar fatin e tij në boks. Ylli i reality show-t, Chas Demure, e mundi seriozisht Tate-n dhe të dy thuhet se fituan 50 milionë dollarë për ndeshjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB